Hapa të hershëm për çdo fëmijë

Projekti: “Hapa të hershëm për çdo fëmijë”

Integrimi dhe pavarësimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në jetën e përditshme

Institucionet bashkëpunuese

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kosovo Heimerer Kinderhaus, me qëllim mbështetjen dhe përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitetet e përditshme të kopshteve publike.

Rreth organizatës

Qëllimi i organizatës Kosovo Heimerer Kinderhaus është të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta edukative dhe logopedike. Kjo realizohet përmes një qasjeje profesionale, inovative dhe të bazuar në evidencë shkencore. Organizata angazhohet në krijimin e një mjedisi edukativ të sigurt dhe stimulues, i cili promovon zhvillimin, pavarësinë dhe mirëqenien e fëmijëve në fazat e hershme të jetës.

Shërbime edukative

Ofrimin e shërbimeve edukative për fëmijët e moshës parashkollore.

Trajnime profesionale

Trajnime dhe zhvillim profesional për edukatorët dhe prindërit.

Mbështetje logopedike

Shërbime logopedike dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët dhe familjet e tyre.

Përfshirje sociale

Promovimin e edukimit gjithëpërfshirës dhe përfshirjes sociale në komunitet.

Bashkëpunim profesional

Bashkëpunim ndërdisiplinar me profesionistë të arsimit dhe shëndetësisë.

Qëllimi i projektit

Projekti “Hapa të hershëm për çdo fëmijë” synon të promovojë përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta edukative në aktivitetet e përditshme në kopshtet publike të Komunës së Prishtinës. Përveç punës së drejtpërdrejtë me fëmijët, projekti përfshin edhe zhvillimin e trajnimeve për edukatorët dhe prindërit me qëllim rritjen e integrimit, pavarësisë dhe mirëqenies së fëmijëve.

Objektivat e projektit

Objektivi 1

Përfshirja aktive e fëmijëve

Përfshirja funksionale dhe e qëndrueshme e fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitetet e përditshme të kopshtit, duke ndihmuar zhvillimin social, emocional dhe komunikues.

Objektivi 2

Shërbime logopedike

Ofrimi i seancave të rregullta me logopedë dhe profesionistë të zhvillimit të hershëm për rreth 1–2 muaj, me mbështetje të personalizuar për fëmijët.

Objektivi 3

Trajnimi i edukatorëve

Zhvillimi profesional i edukatorëve të kopshteve publike për identifikimin dhe menaxhimin e nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Objektivi 4

Fuqizimi i prindërve

Organizimi i sesioneve informuese dhe trajnimeve për prindërit për të mbështetur zhvillimin dhe përfshirjen e fëmijëve.

Përfituesit e projektit

  • Të paktën 30 fëmijë me nevoja të veçanta në kopshtet publike të Prishtinës.
  • Të paktën 20 edukatorë të trajnuar dhe të certifikuar.
  • Të paktën 30 prindër pjesëmarrës në sesione mbështetëse dhe edukative.

Informata kontakti

Kosovo Heimerer Kinderhaus

📍 Adresa: Lagjja Kalabri, Hyrja B, 10000, Prishtinë

📞 Josa Klapp: +383 49 458 963
📞 Ermelinde Misini: +383 45 456 816

✉️ Email: info@heimerer-kinderhaus.eu